më shumë...
Shoqëria e Përmbarimit "TDR Group", është një kompani që në përbërjen e saj ka nje numër përmbaruesish privatë të liçensuar, e vendosur në Tiranë, por me juridiksion ligjor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
E themeluar nga një grup juristësh me përvojë të konsiderueshme në fushën e ekzekutimit të urdhrave të ekzekutimit, ne ofrojmë shërbimin me rezultate të garantuara në treg, i cili për një kohë të gjatë ka qenë duke pritur për një operator funksional, që materializon drejtësinë e dhënë nga sistemi Gjyqësor. Vizioni i "TDR Group", është në përputhje me një dëshirë publike, ku drejtësia dhe shërbimet e tij janë të barabarta për çdo qytetar. Kontributi i kësaj kompanie në këtë fushë organizohet nga 5 përmbarues të çertifikuar dhe 20 asistentë profesionalë. Qëllimi ynë kryesor është që të ofrojmë shërbim cilësor në shërbim të kërkesës publike.